12.9 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Momenti i fundit për depolitizimin e UT-së, të zgjidhet Rektor apolitik

Taravari: Momenti i fundit për depolitizimin e UT-së, të zgjidhet Rektor apolitik

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në Universitetin e Tetovës, kriteret shtesë në konkursin e anuluar dhe më pas kandidimin e personave të afërt me politikën për rektor të UT-së. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të emëroj ushtrues detyre rektor apolitik në UT. Taravari thotë se është momenti i fundit që Universiteti i Tetovës, të mendojë për cilësi dhe jo për kuantitet dhe në të duhet të vlejnë ligjet sikurse për gjitha universitetet tjera në vend. Kreu i ASH-së thotë se ndryshime duhet të bëhen edhe në zgjedhjen e Senatit të UT-së, pasi ekzistojnë dyshime se edhe Senati, është zgjedhur në mënyrë jo të rregullt ndërsa nga anëtarët e tij varet edhe zgjedhja e rektorit të ri.

“Apelova tek Ministri që është momenti i fundit që këtë institucion të fillojmë ta depolitizojmë. Jo se kam intenca për tu emërua apo për tu përzier në Universitet përkundrazi, shqiptarët kanë autoritete që do ishin të pranuar nga ana e të gjithë shqiptarëve, dhe një të tillë duhet ta zgjedhin në Universitetin e Tetovës për ti vendosur gjitha rregullat dhe institucioni të funksionojë ashtu si duhet. Andaj dhe apelova tek Ministri i Arsimit edhe pse nuk e di nëse ka të drejtë apo jo, por, nëse Senati është i kapur apo janë të përzgjedhur anëtarë të Senatit njerëz që varen nga një dy apo tre persona atëherë sërish do zgjidhet rektor aty një person i cili është kukull i rektorit të kaluar dhe nuk dua të besoj që do jetë kështu”, deklaroi Arben Taravari. Kryetar i ASH-së. /alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments