Arben Taravari kryetari i Aleancës për Shqiptarët në një intervistë për Vox Media në Kosovë, e kritikoi kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, për retorikën e tij gjithnjë e më nacionaliste.“Kam respekt për çdo patriot, përfshirë Mickoskin, por fatkeqësisht ai humbi kthjelltësinë politike,” tha Taravari.
Ai shtoi se retorika nacionaliste dhe me “nuanca separatiste” e Mickoskit nuk i shkon për shtat as Evropës së shekullit XXI, e aq më pak një vendi multietnik si Maqedonia e Veriut.