-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Me ndryshimet kushtetuese të hiqet edhe 20% dhe të shkruajë gjuha...

Taravari: Me ndryshimet kushtetuese të hiqet edhe 20% dhe të shkruajë gjuha shqipe

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e shumicës, është shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe në vend të tij të qëndrojë “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese të cilat parashohin futjen e bullgarëve si komunitet që jeton në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Taravari thotë se pjesë e këtij momenti historik do të jenë të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe ato maqedonase, duke përmendur liderët e tyre, Dimitar Kovaçevski të LSDM-së dhe Hristijan Mickoskin të VMRO-DPMNE-së.

Reagimi i Taravarit në formë të integruar:

“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.

Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.

Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.

Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.

Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments