15.5 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeTaravari: Konkursi në UT për Rektor në kundërshtim me Ligjin për...

Taravari: Konkursi në UT për Rektor në kundërshtim me Ligjin për Arsim të Lartë

Arben Taravari nëpërmes murrit të tij në Fb kas shprehur shqetsimet lidhur me konkursin e zgjedhjes së Rektorit në UT .

Autonomia universitare nuk nënkupton kaos dhe mos respektim të ligjit. Ditëve të fundit opinioni publik është i njoftuar për problemet me konkursin për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Tetovës, konkurs i cili është në kundërshtim me Ligjin për arsim të lartë, si dhe kundër statutit të vet universitetit. Gjithashtu, Universiteti i Tetovës (rektorati dhe senati) që nga 2021 nuk vepron sipas ligjit për arsim të lartë. Nga 25 maj 2023 Universiteti është me u.d. rektor me mandat të skaduar. Jemi dëshmitarë se për këtë skandal është njoftuar inspektorati dhe MASh. Pozitat nuk janë pronë personale që të mbahen peng, të merren ose të jepen kur të duan persona të caktuar. Ky kaos duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ftoj Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe qeverinë e RMV-së në krye me Kryeministrin Kovaçevski të marrin masa urgjente në përputhje me ligjin. Detyrimisht të merren parasysh gjetjet e inspektoratit të arsimit të lartë. Universitetit të Tetovës i duhet një u.d. rektor apolitik dhe ligjor, i emëruar nga qeveria që do t’u jep fund shkeljeve të vazhdueshme ligjore dhe statutare dhe ta kthejnë këtë tempull të dijes në kornizat ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments