6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeTaravari komenton deklaratën e Bilall Kasamit: Nuk e ka pasur me qëllim...

Taravari komenton deklaratën e Bilall Kasamit: Nuk e ka pasur me qëllim të keq, ka gabuar radhitjen e fjalëve në fjali (video)

“Nëse ai largohet prej këtu, atëherë është zero sepse zero ka qenë para se të vijë në koalicionin VLEN”, ishte kjo deklaratë e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami e bërë në emisionin OnTime, për të cilën Taravari tha se ishte një lapsus, gaboi radhitjen e fjalive që siç thotë, nuk e kishte me qëllim të keq.

“Unë mendoj se më shumë ishte lapsus lingue, kur goja fol më shumë se truri proceson, ashtu quhet në psikologji. Mendoj se nuk e kishte me qëllim të keq ose thjesht e gaboi radhitjen e fjalëve në fjali. Nuk mendoj se kishte prapavijë të keqe deklarata e z.Bilall Kasami. Z.Izet Mexhiti, nuk e kam dëgjuar dje nëse ka dhënë se unë isha në Kosovë gjysmën e ditës, nuk e kam dëgjuar, por pavarësisht janë normale. Brenda partisë ka telashe e mos flasim katër parti”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments