16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaLajmeTaravari: Ka para, lista pozitive e ilaçeve do të promovohet pasi të...

Taravari: Ka para, lista pozitive e ilaçeve do të promovohet pasi të zgjidhet Bordi Drejtues i Fondit Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se pas 25 viteve do të përditësohet lista pozitive, për të cilën thotë se ka mjaftueshëm para, përcjell TV21. Taravari tha se lista pozitive e ilaçeve do të promovohet pasi të zgjidhet Bordi Drejtues në Fondin Shëndetësor.Ka para, nuk ka asnjë problem, presim që të zgjidhet Bordi i ri Drejtues, dmth Bordi ende nuk është kompletuar. Përndryshe nga ana jonë është dërguar para 2 jave, me pajtim të Fondit. Në seancën e parë të Bordit Drejtues të Fondit, listën pozitive do ta promovojmë bashkë me drejtorin e Fondit për Shëndetësi. Nuk janë kontestuese 9 ilaçet që janë vendosur për 9 diagnoza të reja? Absolutisht jo, janë pranuar nuk ka implikacion të madh financiar”, tha Taravari./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments