Kryetari i ASH-së Arben Taravari sonte qëndroi në Strugë ku realizoi një takim me strukturën dhe simpatizantët e këtij
subjekti.
Në takim përveç kryetarit të degës Lulzim Nasufi dhe deputetit Syrija Rashiti, ishte prezent edhe ish-kryetari Ziadin Sela.
Taravari në fjalën e tij foli për misionin problemet e qytetarëve dhe në veçanti të shaiptarëve. Ai u ndal edhe në përpjekjet për të futur përçarje në ASH të cilat nuk patën sukses. Zëri im është i Ziadinit dhe zëri Ziadinit është zëri im, theksoi Taravari.
“Faleminderit për prezencën, kënaqësi gjithmonë të
gjendem në mesin tuaj, faleminderit për mikepritjen e ngrohtë Kryetarit të
deritanishëm ikonës së ASH-së Ziadin Sela.
Prania juaj këtu jep sinjal që Aleanca e Strugës është një strukturë e mirëorganizuar dhe shumë e fuqishme.
Jemi të hapur të dëgjojmë hallet e të gjithë qytetarëve dhe së bashku të punojmë për të hartuar një platformë e cila synon
zgjidhjen e tyre. Mesazhi më i
rëndësishëm që dua të them është se pavarësisht gjithë tentativave për të na përçarë me Ziadinin, nuk kanë pasur sukses, sepse zëri im është i Ziadinit dhe
zëri Ziaidnit edhe i imi”- theksoi ndër të tjera Taravari.