Në Daily Click në TV21, Arben Taravari tha se, është i ftuar për “Mëngjesin e Lutjeve” në Uashington që do të jetë javën e ardhshme që siç bëri të ditur, do të marrë pjesë, përcjell TV21.
“Javën tjetër kemi Mëngjesin e Lutjeve, përsëri më kanë thirrur, në Uashington”, tha Taravari.-A do të shkoni?
“Po. Isha në 2019, përsëri kam ftesë dhe përsëri kam ftesë. Aty mëngjesi hahet, Trumpin e ke 100-200 metra. Përsëri janë 600-700 vetë që marrin pjesë, nuk them se personalisht Trumpi e ka thirrur Arben Taravarin. Po asnjërin se ka thirrë personalisht, as që e thirrë dhe kjo është një idiotësi të flitet.