3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari i reagoi Komisionit Kundër Korrupsionit!

Taravari i reagoi Komisionit Kundër Korrupsionit!

 Ne konferencen e sotme per shtyp Kryetari I Komunes se Gostivarit njeheresh edhe nenkryetar i Aleances per Shqiptaret potencoi se presionet politike kunder tij nuk kane efekt as ne kete kohe, pasi qe ne kemi 5 vjet qe e luftojme kete regjim dhe do vazhdojme ta luftojme. Me rastin e propozimit per aktakuze nga ana e Komisionit per Antikorupsion, Taravari potencoi se jane insinuata te porositura nga BDI dhe LSDM.

Komisioni Kundër Korrupsionit konstatoi që më shumë se tre vjet pasi u konstatua se në Gostivar po ndërtohej një objekt jashtë DUP-it në një lokacion afër stacionit të zjarrfikësve, për shkak të mosveprimit, Komisioni Kundër Korrupsionit nxiti iniciativën për ndjekje penale të kryetarit Arben Taravari dhe inspektori kompetent i ndërtimit në komunë.

Rasti është referuar nga anëtari i DHPGJS-së, Shemshi Salai, i cili krahas iniciativës për ndjekje penale të zyrtarëve komunal, ka dërguar kërkesë në Këshillin e Prokurorëve Publikë për përgjegjësinë e prokurorit publik Arsim Ademi sepse ai “ e mbajti çështjen në sirtar” për tre vjet në vend që të përfundonte hetimin.

“Një devijim nga plani është konstatuar nga inspektori kompetent në komunë dhe është paraqitur kallëzim penal në prokurori. Bashkia nuk e prishi pjesën pa leje të objektit, duke u arsyetuar se nuk kanë zgjedhur në tender një kompani për prishjen e ndërtimeve pa leje. Për shkak të mosdhënies së informacionit, organet e komunës kanë marrë gjoba për kundërvajtje nga DKSK. Prokuroria nuk i ka përfunduar hetimet, prandaj DSHSK-ja kërkon përgjegjësi për prokurorin nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. Flaka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments