Arben Taravari nga VLEn i është përgjigjur akuzave të Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili në TV21 tha se VLEN dhe VMRO-DPMNE ka angazhuar persona në organet e sigurisë, që të ndiqen njerëzit e Frontit Europian, me qliim zbulimin e planeve që opozita shqiptare ka për në vjeshtë, përcjell TV21. Taravari këto paraqitje i cilëson si konspiracioniste dhe paranojak.“Nuk besoj që dikush prej Frontit Europian ndiqet. Mua më duken shumë konspiracionistë dhe paranojakë në paraqitjet e tyre. Nuk duhet të kenë frikë, opozita është punë e mirë. Duhet të vazhdojnë me opozitën. I inkurajojë që të jenë sa më aktivë në opozitë, të dalin me ideja të mira, konstruktive dhe të mësohen dalë-ngadalë, se opozitarizmi i pret një periudhë të gjatë me siguri”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv