11.1 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeTaravari: Ende nuk ka asnjë vendim për vulat e ASH-së

Taravari: Ende nuk ka asnjë vendim për vulat e ASH-së

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se asnjë gjykatë nuk ka marrë vendim që vulat t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës.

“Për dikë që partia është katandisur në “Vula” kemi lajmin e vështirë për ta që asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre.

Ky obsesion i vulave tregon qartë se ata e shohin partinë si një copë toke që e ka ai që ka tapi e vula…absurd dhe gjynah!”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se Gjykata e Tetovës ende nuk ka dhënë ndonjë vendim zyrtarë lidhur me atë se kujt do t’i takojnë vulat e ASH-së, krahut të Ziadin Selës apo krahut të Arben Taravarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments