8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Ende ka hapësirë për heqjen e “20%-shit”, nëse ka gjasa që...

Taravari: Ende ka hapësirë për heqjen e “20%-shit”, nëse ka gjasa që të bëhen ndryshimet kushtetuese

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ende ka hapësirë që në ndryshimet kushtetuese të futet edhe heqja e 20-shit që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, përcjell TV21. Në një intervistë për Euronews, Taravari thotë se nuk beson që ka parti politike shqiptare që është kundër heqjes së 20%-shit.

“Jo që e kemi kushtëzuar, kjo ka qenë kauzë e ASH-së prej vitit 2018. Ne atëherë e kemi ngritur si çështje, për t’i kushtëzuar që atëherë kur bëheshte Marrëveshja e Prespës, që patjetër të tërhiqet 20%-shi për përdorimin e gjuhës shqipe dhe vazhdojmë të insistojmë për 20 për qindëshin dhe mendojmë se ka ende hapësirë, në qoftë se ka gjasa të bëhen ndryshimet kushtetuese, ky të jetë kushti i unifikuar i partive politike shqiptare”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments