6.1 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Do të punësohen 300 specializantë, përparësi drejtimet deficitare

Taravari: Do të punësohen 300 specializantë, përparësi drejtimet deficitare

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se do të punësohen rreth 300 specializantë që siç tha, ka vendim nga Qeveria, ndërkohë që, bëri të ditur edhe kriteret duke përmendur, drejtimet deficitare, vitin e specializimit dhe notën mesatare.

“Për këtë vit kemi vendim të Qeverisë për 300 punësime të specializantëve. Kriteriumet janë me sa vijojnë: para do të jetë ata që i kemi më shumë deficitare dhe në qytetet ku kemi deficitin më të madh d.m.th, flas për brendinë e shtetit. Mandej do të jetë, deri ku janë me specializime, përparësi do të kenë specializantët që janë në vitin e 6,5,4 dhe nota mesatare normalisht. Ne jemi duke i mbledhur dhe duke përgatitur databazë te specializantëve. Sot zëvendësministri ka takim me përfaqësuesin e specializantëve dhe besoj se nga tetori do të fillojmë”, tha mes tjerash ministri Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments