8.6 C
Tetovo
E diel, 30 Mars, 2025
BallinaLajmeTaravari: Do të pranohen 300 specializant të ri dhe 1.200 punëtorë nga...

Taravari: Do të pranohen 300 specializant të ri dhe 1.200 punëtorë nga personali mjekësor do të marrin vendime

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në intervistë në TV Telma, ka njoftuar për rritjen e kapaciteteve të personalit shëndetësor në vendin tonë. Ministri Taravari, ka njoftuar se asnjëherë nuk është i mjaftueshëm personali mjekësor, por që po punojnë në këtë aspekt.

“Gjatë kësaj jave do të  hapet konkursi për 300 specializantë të ri dhe do të testohen gjatë javës së ardhshme që bëhet para punësimit. Ne e dimë që na duhen edhe shumë infermierë dhe personal teknikë, ku këtë e diskutojmë pandërprerë për shkak nevojës së madhe. Këtë periudhë do të  shohim t’u japim vendime 1.200 punonjësve shëndetësor që vetëm se janë me kontrata në vepër dhe pastaj të kemi hapësirë për personalin mjekësor”, deklaroi Taravari.

Taravari: Bashkëpunimi mes partive në VLEN është në nivel

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Telma, ka folur rreth koalicionit VLEN dhe asaj qeverisës. Taravari tha se në çdo Koalicion ka mendime të ndryshme, por që të gjithë janë të angazhuar në mënyrë intensive për të arritur qëllimet politike.
“Në aspekt gjeneral bashkëpunimi mes neve partive në Koalicion VLEN është në rregull gjithashtu edhe bashkëpunimi me kryeministrin është e shkëlqyer dhe nuk ka asnjë problem. Në masë të madhe janë spekulime, por është normale se çdo parti dëshiron të del në zgjedhje lokale më mirë dhe është normale. Nuk kemi ende vendim, dhe nuk mundem unë vet të marr vendim”, tha Taravari.
Sa i përket se çfarë vendimi do të merret më gjashtë prill kur edhe është Kuvendi Gjeneral i ASH-së, Taravari shtoi se dëshiron që me anëtarësinë të diskutoj rreth mundësive më të mira për ASH-në në zgjedhje lokale.
“Unë kam kërkuar që listat për këshilltar komunal të jenë veçmas për secilin parti politike, ndërsa kandidatët për kryetar komune t’i kemi bashkë. Kjo të bëhet për të vetmen arsyeje që të motivohen aktivistët tanë dhe të mos kemi revoltë brenda partive politike”, u shpreh Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments