4.4 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeTaravari: ASH ka problem me BDI-në / Grubi: Nga janari Qeveri teknike...

Taravari: ASH ka problem me BDI-në / Grubi: Nga janari Qeveri teknike (video)

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Click Plus foli për afate kohore se deri kur Aleanca do të presë për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, në të kundërtën siç tha, nëse deri më 31 dhjetor të njejtat nuk ndodhin, do të ulen të bisedojnë se si do t’ia bëjnë më tutje.

Dhe ne kur të gjithë të dorëzohen se s’bëhen ndryshimet kushtetuese, e kemi obligim si parti, ta mbledhim Kuvendin e partisë, të ulemi dhe të bisedojmë, a vazhdojmë, a dalim prej Qeverie? E marim këtë anë, apo atë anë?”, tha Taravari.

Por si do të veprojë Aleanca për Shqiptarët më pas, nëse vendosë ta braktisë Qeverinë? Taravari thotë se duhet të konsultohet me Kuvendin e partisë.

“A shkojmë me LSDM-në bashkë dhe 70 parti tjera ose 13 parti tjera, shkojmë vetë apo me opozitën. Të gjitha këto duhet t’i bisedojmë në Kuvendin e partisë. Për korrektësi e them se e kemi hapur këtë temë. Ju gënjej nëse them se nuk e kemi folë. Unë e kam shprehur rezervën time, se Aleanca me BDI-në ka problem të shkon bashkë në lista sepse anëtarësia e ASH-së dhe ASH është formuar si antipod i BDI-së”.

Për vendimin definitiv, Taravari paralajmëron edhe takime me ambasadorë të ndryshëm. E derisa Taravari mendohet çka pas vitit të ri, mes BDI-së dhe LSDM-së si duket është arritur marrëveshja për zgjedhje të parakohshme, respektivisht të përbashkëta me ato presidenciale. Madje zv.kryeministri i parë Artan Grubi, paralajmëroi qeveri teknike duke filluar nga fundi i janarit.

“Pritet që qeveria teknike në përputhje me marrëveshjen mes partive politike të realizohet diku në fund të janarit. Mos më zini për fjalë për datën e caktuar. Ka hapësirë të mjaftueshme në fillim të majit të mbahen bashkë zgjedhjet presidenciale me parlamentaret, dmth në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”.Pyetëm Grubin nëse ky vendim vjen pasi Taravari paralajmëron largimin e ASH-së nga Qeveria në fundvit, mirëpo sipas tij ky vendim do të meret përshkak se mos bëhen harxhime të dyfishta të zgjedhjeve, meqenëse mes dy palë zgjedhjeve ka periudhë kohore prej vetëm një muaj e gjysmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments