24.4 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaLajmeTaravari ASH: Dy të rinj shqiptarë u rrahën në Tetovë vetëm pse...

Taravari ASH: Dy të rinj shqiptarë u rrahën në Tetovë vetëm pse janë shqiptarë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Tetovë, ku dy të rinj shqiptarë u sulmuan fillimisht verbalish dhe më pas u dhunuan fizikisht nga agresorë, vetëm për shkak se janë shqiptarë.

Ky është krim i pastër etnik. Përveç dënimit, kërkoj zgjidhje ligjore të menjëhershme dhe apeloj tek të gjitha institucionet ndërkombëtare që të tregojnë vëmendje për mbrojtjen e popullit tonë, i cili sot është i përndjekur dhe i pambrojtur në këtë shtet”, tha Taravari.

Ai shtoi se institucionet vendore duhet të reagojnë urgjentisht dhe të mos lejojnë përsëritjen e akteve të tilla diskriminuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments