Më 15 korrik do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Shefi i Shtabit Qendror i ASH-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, Arben Taravari ju bëri thirrje të gjithë aktivistëve të koalicionit ASH-AAA si dhe “të tjerëve” për të siguruar votën e lirë për qytetarët, sepse sipas tij ndryshimi në vend vjen vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme:
“Të nderuar qytetarë,
Të nderuar aktivistë të ASH&AAA,
Unë si shef i Shtabit Qendror i Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, ju lutem që qytetarët të mos kërcënohen, lërini që me zemër të votojnë për cilin ato mendojnë se e meritojnë të udhëhiqen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qytetarët janë plotësisht të vetëdijshëm se TASH ËSHTË KOHA!
Si qytetar, ky apel shkon edhe për aktivistët e partive të tjera politike!
Kujdesuni për Shëndetin!
“PAQE” deklaroi Taravari.