8.7 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi ta rilexoje prapë marrëveshjen e Përzhinos helbete :...

Talat Xhaferi ta rilexoje prapë marrëveshjen e Përzhinos helbete : Për shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinës” nevojitet konsensus i partive më të mëdha politike ?!

Për propozimin për shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinës” që tashmë është parashtruar në Kuvend nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, problemi nuk është në atë se kur do të vendoset në seancë parlamentare, por se është e nevojshme të sigurohet konsensus nga partitë më të mëdha politike. Gjatë pranisë së sontme në TV Sitel, Xhaferi bëri të ditur se modeli i tillë i qeverisjes është arritur me procesin e tejkalimit të krizës politike në vitet 2015 dhe 2016 dhe se kjo marrëveshje kushtimisht thënë është arritur jashtë Kuvendit mes katër partive më të mëdha politike në atë kohë.

“Kemi pasur koordinim të hënën e kaluar, koordinatori i VMRO-DPMNE-së doli me indikacion se ata kanë përgatitur Propozim ligj dhe do ta lëshojnë në procedurë. Bëra të ditur se ai propozim ligj në çdo kuptim duhet të gëzojë edhe mbështetjen përmes nënshkrimit të koordinatorëve, siç e kishim në fakt disa vite më parë me nënshkrimet përkatëse. Nuk kanë pritur që ai të harmonizohej ashtu, por e kanë lëshuar. Nëse ka pasur konsensus, opozita është dashur të presë që ai konsensus të shprehet përmes nënshkrimeve të koordinatorëve të tjerë nga partitë më të mëdha politike”, tha Xhaferi.

Pasi të jetë përkthyer, ai pret që ligji të haset në rend dite të seancës së radhës të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit theksoi edhe se si deputetë dhe si Kuvend kanë informacione përkatëse se në çfarë drejtimi dhe për çfarë bisedohet me Bullgarinë.

“Sidoqoftë, ne si deputetë dhe si Kuvend nuk mund të themi se nuk e dimë se çfarë bën Qeveria. Duke marrë parasysh se si deputetë me konsensus miratuam Rezolutë në Kuvend, në të cilën përcaktuam udhëzimet, rekomandime, kornizën sipas të cilës duhet të lëvizë pushteti ekzekutiv. Sipas rregullqve ligjore, kompetenca në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në përfaqësimin ekzekutiv, pra është e Qeverisë si pushtet i veçantë, por gjithsesi ne si Kuvend i qëndrojmë kushtimisht thënë ‘mbi kokë pushtetit ekzekutiv’ dhe gjithsesi kemi informacione përkatëse se në çfarë drejtimi dhe për çfarë bisedohet”, tha Xhaferi.

Në raport me llogaridhënien e paralajmëruar të ministrit të të Jashtëm Bujar Osmani me kërkesë të deputetit Antonio Milloshoski për atë se çfarë përmbajnë përgjigjet e Maqedonisë ndaj Sofjes për udhërrëfyesin 5+1, kryetari i Parlamentit bën të ditur se Milloshoski nuk është vetëm deputet, por është edhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në Kuvend, i cili edhe më parë ka kërkuar dhe ka marrë qasje përkatëse dhe informacion përkatës nga pushteti ekzekutiv ose konkretisht nga ministri i Jashtëm për çështjet në fjalë për të cilat ka vlerësuar se Kuvendi duhet të jetë i njoftuar.

“Gjithsesi, si rrjedhojë e kësaj, nëse ndjehet nevoja që edhe plenumi të ketë seancë për çështjet në fjalë, ne si Kuvend nuk mund t’i shmangemi obligimit tonë, meqë një pjesë e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve të jashtme i ka edhe Kuvendi në kuptimin e asaj që është ndjekja e gjërave. Dhe sigurisht as ne si shumicë, e as Kuvendi si tërësi, si institucion, nuk i shmanget kësaj mundësie. Por, gjithsesi kemi konsideruar se duhet t’i lihet hapësirë pushtetit ekzekutiv, respektivisht Qeverisë që të mund t’i shtyjë proceset, e në mënyrë përkatëse ne ta ndjekim këtë dhe në kohën përkatëse nëse duhet edhe do të duhet të përfshihemi. Ne jemi të gatshëm të përfshihemi edhe si Komision edhe si plenum si tërësi”, shprehet Xhaferi.

I pyetur nëse seanca e Komisionit do të jetë e hapur apo e mbyllur, ai sqaroi se kjo është në kompetencë të Komisionit dhe nëse ka informacione që janë të klasifikuara, është obligim ligjor që në atë pjesë për informacione të klasifikuara ajo të jetë e mbyllur, e nëse nuk ka, siç bëri të ditur, atëherë nuk ka arsye pse do të ishte seanca e mbyllur. Ai me këtë rast thekson se për karakterin e informacioneve vendos Qeveria, respektivisht ministri i Punëve të Jashtme si krijues të informacionit.

“Nuk ka kurrfarë pengese në kuptimin e procedurës ajo që është parashikuar me Rregulloren dhe me ligjet – ajo pjesë që është hapur të shkojë hapur, por nëse ka çështje për të cilat domosdoshmërisht në këtë moment duhet të ketë klasifikim të caktuar të shkojë sipas klasifikimit. Këtë e di edhe kryetari i Komisionit, e di Kuvendi, e dinë edhe institucionet se është obligim që nëse ndonjë informacion për momentin është i klasifikuar duhet edhe të ndiqet si i tillë”, sqaron Xhaferi.

Për akuzat e ish-zëvendëskryeministrit për eurointegrime Nikolla Dimitrov se nota drejtuar KB-ve vetëm në një çerek është për përdorimin e emrit të shkurtër dhe të gjatë të shtetit, ndërsa pjesa tjetër është e lidhur me gjuhën, Xhaferi tha se kjo është kompetencë e Qeverisë dhe nuk do të komentonte.

“Nuk ka nevojë unë të komentoj për këtë meqë kjo është kompetencë e një institucioni tjetër dhe përderisa kjo është në kompetencë të tij, kur do të vjen me raportin në Kuvend, atëherë paraqitemi ne si Kuvend që të jemi pjesë e asaj që do të të jetë dhe si do të jetë në mënyrë që të vendosim njëzëri edhe për Rezolutën”, shprehet kryetari i Kuvendit Xhaferi.

Talat Xhaferi të rilexojë edhe njëherëmmarrëveshjen e Përzhinos mos i ka hikur donjë presje, pikë,gërmë …helbete

https://vistinomer.mk/shto-tochno-se-veli-vo-dogovorot-od-przhino/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments