7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTALAT XHAFERI: SHPRESOJ SE VAKSINIMI DO TA KTHEJË NË NORMALITET PUNËN E...

TALAT XHAFERI: SHPRESOJ SE VAKSINIMI DO TA KTHEJË NË NORMALITET PUNËN E KUVENDIT

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi theksoi se sot do të vaksinohen deputetët dhe se vaksinimi i të punësuarve në Kuvend ka filluar javën e kaluar. Xhaferi nuk e di numrin e deputetëve që sot do të vaksinohen sepse, siç tha, ajo është vullneti i individëve dhe vendim i tyre dhe sqaroi se çdo deputet ka marrë porosi për terminin dhe në cilën kabinë duhet të vaksinohen.
Xhaferi tha se shpreson që pas rivaksinimit të deputetëve do të mundësojë punë më adekuate të Kuvendit dhe se nga gjysma e dytë në maj do të kthehet mënyra normale e punës së Kuvendit, duke respektuar edhe më tej protokollet e vendosura me vendimet dhe me masat që ndërmerren nga institucionet kompetente.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se deputetët do ta marrin vaksinën Sputnik edhe atë në tre grupe dhe se në sallë paralelisht zhvillohet edhe vaksinimi për qytetarët më të moshuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments