4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Qeveria e re pritet të ndërmerr funksionet më 17 janar...

Talat Xhaferi: Qeveria e re pritet të ndërmerr funksionet më 17 janar të vitit 2022

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se nesër është Dita D kur do t’i ndahet mandati mandatarit të ri, kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Duke e elaboruar tërë procedurën për zgjedhje të qeverisë së re, Xhaferi vlerëson se ajo do ta merrte funksionin më 17 janar të vitit 2022.

“Sipas informatave të para, nesër duhet të jetë Dita D për ndarjen e mandatit mandatarit të ri, i cili tanimë u përcaktua, ai është kryetari i LSDM-së. Nga momenti me ndarjen e mandatit, presidenti i shtetit sipas nenit 210 nga Rregullorja duhet ta njoftojë kryetarin e Kuvendit për ndarjen e mandatit, që të fillojnë afatet në Kuvend, të numërohen afatet. Do të thotë edhe për ne, e edhe për mandatarin. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga marrja e mandatit, do të thotë jo më vonë se ditën e 20-të nga marrja e mandatit, duhet të dalë para Kuvendit me propozim përbërje personale të qeverisë së re dhe program për punën e qeverisë”, deklaroi Xhaferi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për pritjet kur do të ndodhte zgjedhja e qeverisë së re.

Xhaferi ka shfaqur shpresë se mandatari nuk do të shkojë në afatet e fundit, duke marrë parasysh, siç tha, të gjitha negocimet që janë bërë paraprakisht dhe të gjitha ato paralajmërime lidhur me zgjidhjet eventuale individuale, të cilat janë përhapur në opinion.

“Për çdo rast, variantet për organizimin e punës në Kuvend janë paraparë, edhe nëse kjo është afati i fundit, dita e 20-të, edhe nëse afati është më i shkurtë. Por, për çdo rast, në këtë moment kur të merret përbërja personale dhe programi i qeverisë, atëherë fillon afati i Kuvendit, në afat prej 15 ditëve nga ai moment të konvokohet seancë për zgjedhje të qeverisë. Seanca zgjat dy ditë. Ditën e dytë, para orës 24 duhet të votohet për qeveri të re dhe pres diku më 10-11 ta marrë propozim-përbërjen e qeverisë dhe programin dhe në bazë të konsultimeve me grupet e deputetëve, të cilët janë në Kuvend, të përcaktoihet data për mbajtjen e seancës. Me siguri kjo do të jetë 15-16 janar, respektivisht nëse merret propozimi më 10-11, më 15-16 të mbahet debat dy ditë, që ditën e dytë më 16, para orës 24 të votohet qeveria e re, e cila më 17 në mëngjes do t’i ndërmerrte të gjitha funksionet në ministri, respektivisht në qeveri si ekip me mandate dhe me të gjitha autorizimet që dalin nga vendimi me zgjedhjen”, sqaroi Xhaferi.

I pyetur çka nëse nuk ka shumicë, Xhaferi tha se ka shumicë dhe shtoi se këtë e dinë të gjithë.

“Ka 64 deputetë si shumicë dhe këtë faktikisht do ta tregojë votimi”, shtoi Xhaferi. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments