BDI në kuadër të fushatës elektorale ka vazhduar me takimet e shumta në zona të ndryshme për të takuar me mbështetësit e vet informon ts.
Në vijë të kësaj kandidati për deputetë i zonës numër 5 Talat Xhaferi ka vizituar Resnjën për të zhvilluar tubime elektorale në atë zonë.Xhaferi foli për shumë cështje që e kanë karakterizuar periudhën tre vjecare duke thënë se janë bërë shumë punë të mëdha por ai është ndalur para tyre edhe tek cështja thelbësore që ka të bëjë me idenë e partisë së tij rreth kryeministrit shqiptar .Talat Xheferi ka qenë njëri ndër këta figura kryesore që ka patur njërin ndër funksionet më të larta shtetërore si Kryetar i Kuvendit duke e kryer këtë funksion më mirë se cdokush tjetër deri tani përcjellë ts. Shqiptarët kanë kapacitete politike edhe për funksione tjera përfshirë edhe atë të kryeministrit për të cilin sipas BDI-së i forcon pozitat e barabarta midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Bashkë me Talat Xhaferin si bartës i listës në këtë zonë elektorale ka qenë edhe Nefrus Celiku aktualisht Sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave