9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat XHAFERI: Pa kryetar, Kuvendi s’është konstituuar/ Prof.Dr Jeton SHASIVARI: Zgjedhja e...

Talat XHAFERI: Pa kryetar, Kuvendi s’është konstituuar/ Prof.Dr Jeton SHASIVARI: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit përcakton afatet (VIDEO)

Interpretime të ndryshme rreth asaj nëse parlamenti është konstituuar dhe nëse rrjedhin afatet brenda të cilave kryetari i deritanishëm i parlamentit Talat Xhaferi duhet ta njoftojë presidentin Stevo Pendarovski se është formuar shumica parlamentare. Xhaferi për TV21 tha se seanca konstituive është ndërprerë me çka nuk është formuar Kuvendi ndërsa ai tani e ka rolin e kryesuesit.

“Pa kryetar të zgjedhur të Kuvendit nuk mund të konsiderohet se Kuvendi është konstituuar. Kjo do të thotë se ende nuk ka se kush ta njoftojë shefin e shtetit se është formuar shumica e re parlamentare, andaj afatet ende nuk kanë filluar të rrjedhin”, tha Talat, Xhaferi.

Reaguan nga kabineti i presidentit të shtetit. Prej atje thanë se sipas dispozitave të kushtetutës në nen 90, shkruhet se afati për dhënien e mandatit është 10 ditë nga konstituimi i Kuvendit. Presidenti e pret shkresën e kryesuesit Xhaferi me të cilën do ta njoftojë se Kuvendi është konstituuar me verifikim të mandateve më 4 gusht të këtij viti, thanë nga kabineti i Pendarovskit.

“Në ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve konsiderohet se është konstituuar Kuvendi. Pa marrë parasysh shkresën, sipas normave kushtetuese, afatet për dhënie të mandatit, kandidatit të partisë ose partive që kanë shumicë në Kuvend rrjedhin nga 5 gushti 2020”, thonë nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski.

Sipas profesorit universitar Jeton Shasivari nuk ka asnjë dilemë se parlamenti ende nuk është konstituuar për shkak se ende nuk është zgjedhur kryetari i tij i ri.

Shasivari shton se derisa nuk kryhet në tërësi seanca e parë nuk mund të konsiderohet se parlamenti është konstituuar. Kjo sipas tij është shumë e rëndësishme për shkak se nga dita kur të zgjidhet kryetari i parlamentit, sipas kushtetutës prej asaj dite fillon të skadojë edhe afati 10 ditor brenda të cilit presidenti i shtetit duhet ta japë mandatin për formimin e qeverisë atij kandidati i cili ka shumicë në parlament.

Me mendim të kundërt është ministrja e drejtësisë Renata Deskoska e cila para pak kohe në Facebook shkroi se mandati i deputetëve sipas Kushtetutës rrjedh nga seanca konstituive. Nuk mund që deputetët të kenë mandat në parlament që nuk është konstituuar. Kuvendi tashmë është konstituuar në seancën konstituive, shkroi Deskoska.

/TV21/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments