Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi ka ngushëlluar familjen Halili për humbjen e veprimtarit çështjes kombëtare, Rafi Halilit.“Lajmi i hidhur për largimin nga kjo botë e atdhedashësit të flaktë, patriotit të palodhshëm, bashkëkombësit tonë me zemër të madhe sa mali, Rafi Halili, më goditi dhe më pikëlloi thellësisht.Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes së ngushtë, shokëve dhe bashkëveprimtarëve të heroit kombëtar.Lavdi dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të!” thuhet në ngushëllimin e Xhaferit./Ts
