12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi është pranuar në Klinikën Infektive

Talat Xhaferi është pranuar në Klinikën Infektive

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, ndërsa këtë e kanë konfirmuar për “360 shkallë” edhe nga BDI, transmeton Portalb.mk.

“Është pranuar në kontroll sistematike. Në testimin për Covid – 19 është negativ”, thanë nga BDI.

Ndërkohë, sipas informatave jozyrtare të “360 shkallë”, Talat Xhaferi ka dalë negativ në testin për Covid-19, por ka disa simptome të virusit. Xhaferi është në gjendje stabile, por ka pneumoni.

Xhaferi të martë deklaroi se, është testuar për koronavirus dhe ka dalë negativ. Ai paralajmëroi se nëse është e nevojshme, do të testohet edhe njëherë para mbajtjes së seancës konstituive në Kuvend.

Kujtojmë se, ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Bekteshi dhe Arbër Ademi, janë infektuar me virusin korona. Të njëjtit, ditën e martë morën pjesë në hapjen solemne të një palestre sportive në SH.F.K. “Kultura” , f. Mateç, të Komunës së Likovës, ku kanë qenë prezent edhe një numër i funksionarëve dhe aktivistëve të BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments