6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Ende s`ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese

Talat Xhaferi: Ende s`ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarë njoftoi se ende nuk ka një nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese duke shtuar se konform Rregullores, debati plenar dhe nëpër komisione parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për amendament.

Ndryshimet kushtetuese që të miratohen në nëntor, sipas Kryeparlamentarit Xhaferi, procedura duhet të nis në Qershor apo Korrik. Sipas tij, është përcaktuar maksimumi se sa mund të zgjasë debati lidhur me amendamentin.

“Ajo që do të dakordohet ka mundësi të zbatohet nëse arrihet marrëveshje. As procedura e as tajmingu nuk janë pengesë. Edhe në këtë kontekst tajmingu nuk ndryshon shumë. Midis seancave plenare patjetër të ketë nga 30 ditë, nga nisma deri te drafti 30 ditë. Kur të konstatohet drafti pason debati publik minimum 15 maksimum 30 ditë”, tha Talat Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi, sic percjell KlanM, ka njoftuar se Komisioni parlamentar për cështje kushtetuese duhet të pësojë ndryshime, për shkak të kalimit të deputetëve nga shumica në opozitë.

Sipas Xhaferit, deputetët Pavle Trajanov dhe Safije Sadiki Shaini paraprakisht kishin qenë pjesë e koalicionit qeveritar, kurse tani kanë kaluar në opozitë dhe duhet të zëvendësohen me deputetë të shumicës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments