1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi drejtoi edhe në gjuhën shqipe seancën e parë konstituive të...

Talat Xhaferi drejtoi edhe në gjuhën shqipe seancën e parë konstituive të Qeverisë së re

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi seanca parë e përbërjes së sapo zgjedhur të Qeverisë. Në fillimin e seancës konstituive të Qeverisë së sapo zgjedhur kalimtare, u drejtua Kryetari i ri i Qeverisë, Talat Xhaferi. Ajo që bie në sy pas zgjedhjes së Qeverisë së re, është se komunikatat për mediat, tani dërgohen në të njëjtën kohë në të dy gjuhët, maqedonisht dhe shqip, praktikë që është zbatuar në Kuvend deri tani, por ndryshe nga Qeveria paraprake që kumtesat në shqip i dërgonte me vonesë, ose aspak.

Kryeministri Xhaferi gjatë seancës, në gjuhën shqipe kumtoi pritjet nga puna e Qeverisë së re në pjesën e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të ardhshme dhe për realizimin e obligimeve aktuale të Qeverisë, në interes të qytetarëve.

“Para nesh është një detyrë kyçe, përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të rregullta të lira, korrekte dhe demokratike në një procedurë të drejtpërdrejtë, të hapur dhe ligjore. Në detyrën tonë, ne kemi obligim të bashkëpunojmë me Kuvendin dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Misionin e OSBE/ODIHR-it, por edhe me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, me qëllim që të sigurojmë standarde më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet me fokus të plotë në krijimin e kushteve në të cilat qytetarët do e shprehin qartë vullnetin e tyre në zgjedhje,” tha Kryeministri Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments