-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Deri më 20 janar do të zgjedhej kryetari i ri...

Talat Xhaferi: Deri më 20 janar do të zgjedhej kryetari i ri i Kuvendit i cili do ta pranoj përbërjen e Qeverisë teknike

Nga mesi i janarit duhet të fillojnë procedurat formalie-juridike për përgatitje për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet të punojë në realizimin e zgjedhjeve për të përzgjedhurit e popullit më 8 maj. Në një intervistë për MIA-n kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është propozuar për kryeministër të Qeverisë teknike deklaroi se si do të zhvillohen këto ndryshime në kuptim të tajmingut do të dihet me siguri deri më 9 janar kur do të mbahet koordinimi i parë me grupet e deputetëve në vitin 2024. Sipas tij, deri më 20 janar do të përzgjedhej kryetari i ri i Kuvendit.

Kësaj radhe dorëheqje nuk duhet të japë vetëm kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, me atë që në dorëheqje do të jetë edhe gjithë Qeveria, por edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është propozuar për krymeimnistër teknik nga partia e tij BDI. Para se të bëhet zyrtarisht mandatar, Xhaferit në seancë të veçantë duhet t’i konstatohet dorëheqja, e pastaj të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitreski, siç është propozuar nga LSDM-ja. Gjithashtu do të duhet të plotësohet edhe vendi i deputetit të Xhaferit nga lista e BDI-së në Njësinë zgjedhore 5. Zgjedhja e Qeverisë teknike është parashikuar për më 28 janar.

Në çdo rast, këto janë situata specifike që janë jashtë atyre procedurave afariste, të cilat Rregullorja i përcakton për funksione dhe procedura të rregullta. Natyrisht se do të ketë një seancë të veçantë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe sigurisht që do të duhet të ketë një seancë të veçantë për zgjedhjen e Qeverisë, sepse kryetari i Kuvendit, respektivisht unë si i nominuar për postin e kryeministrit, nuk do të mund të jem edhe mandatar edhe kryetar i Kuvendit. Për atë arsye, fillimisht duhet të sqarohet çështja e tërheqjes sime nga Kuvendi, në mënyrë që të pranoj zyrtarisht, thotë Xhaferi.

Xhaferi tha se fillimisht duhet të bëhet dorëheqja e tij dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.

Pavarësisht se jam në dorëheqje derisa të konstatohet seanca, formalisht jam edhe kryetar i Kuvendit, që do të thotë se këto janë teknikat që duhet t’i vendosim në kohën që po punojmë ndërkohë dhe në mbledhjen e radhës më 9 janar është koordinimi i rregullt dhe deri atëherë do të kemi sqaruar të gjitha situatat dhe do të mund të japim dinamikë konkrete, në cilën seancë dhe si. Por sido që të jetë, tërheqja ime dhe zgjedhja e presidentit të ri duhet të shkojë përpara që të ketë një kryetar (të Kuvendit), i cili do të marrë programin dhe përbërjen e Qeverisë së re“, thotë Xhaferi.

Sipas tij, diku deri më 20 janar, do të zgjedhet kryetari i Kuvendit.

I ardhshmi në listën e deputetëve të NJZ 5 që duhet ta zëvendësojë në Kuvend është ministri i Ekonomisë, Jeton Shaqiri, ndërsa siç thotë Xhaferi eventualisht ai mbetet në përbërjen e Qeverisë, pasuesi i tij është Musa Ibraimi.

Intervisa me Xhaferin në të cilën flasim për punën e tij në Kuvend, për Rregulloren e tij që duhet të zbatohet nga mandati i ardhshëm kuvendor, për bashkëpunimin me opozitën dhe sulmet ndaj tij, për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së, për sfidën pse të bëhet kryeministër në qeveri teknike, për atë nëse do të kandidohet përsëri në zgjedhje do të publikohet gjatë ditës së nesërme me video material.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments