4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Dëmi material që Apasiev shkaktoi në Kuvend kap shifrën e...

Talat Xhaferi: Dëmi material që Apasiev shkaktoi në Kuvend kap shifrën e 9500 eurove.Nëse zgjedhjet mbahen më 8 maj, Qeveri teknike do të kemi prej më 27-28 janar

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në Briffing me gazetarët ka komentuar sjelljen agresive të kreut të “Levicës”, Dimitar Apasiev, i cili shkaktoi dhe dëme materiale në foltoren e kuvendit, dhe hapësirën përreth.

“Ka procedura juridike për çdo veprim. Dëmi që është bërë duhet të kompenzohet. Dëmin e kompenzon ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të punësuar këtu. Përderisa jemi në marrëdhënie pune, vlejnë rregullat e ligjit, vlen procedura për kompenzim material, nuk mund ti ikim. Nëse nuk paguan ka procedura ligjore, të cilave nuk mund të iu ikë. Gjithcka që është dëmtuar, është regjistruar”, deklaroi Xhaferi.

Sipas Xhaferit dëmi i shkaktuar nga Apasiev kap vlerën e rreth 9500 eurove.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në Briffing me gazetarët tha se mendohet që data 8 maj të jetë datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Xhaferi tha se sipas kësaj pritet të vendi të funksionoj me Qeveri teknike nga 27 ose 28 janari.

“Nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen më 8 maj, zgjedhjet nënshkruhen më 28 shkurt. Pra zgjedhjt nënshkruhen 70 ditë para ditës së mbajtjes së tyre, ateherë qeveri teknike do të kemi nga 27-28 janari”, deklaroi Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments