8.2 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Bilall Kasami sot ka keqpërdorur Kuvendin, e ndihmuan edhe disa...

Talat Xhaferi: Bilall Kasami sot ka keqpërdorur Kuvendin, e ndihmuan edhe disa deputetë të tjerë

Kryetari i Kuvendi tët Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka reaguar ndaj kryetarit të komunës së Tetovës dhe njëherë kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili sot ishte i pranishëm në konferencë për shtyp, bashkë me deputetët Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi, përcjell TV21. Në reagimin e Xhaferit thuhet se Kasami ka keqpërdorur Kuvendin me atë që i ka shkelur procedurat e vendosura parlamentare “për mbajtjen e konferencave për shtyp në ndërtesën e dhomës ligjvënëse, për promovim personal politik.”

“Gjegjësisht, në Kuvend është parashikuar procedurë e veçantë për mënyrën e mbajtjes së konferencave për shtyp për atë se ku dhe kush mund të shfrytëzojë këtë të drejtë. Në përputhje me këtë, Pres-qendra në dhomën ligjvënëse është e dedikuar vetëm dhe vetëm për deputetët e mandatit aktual, kështu që, është e paqartë se sot Kasami në çfarë cilësie ishte i pranishëm dhe u drejtua në konferencën e paparalajmëruar për shtyp në Kuvend. Si ish deputet, Kasami duhet të jetë i informuar për procedurat e dhomës ligjvënëse  dhe të dijë se Kuvendi nuk është vendi ku ai mund të drejtohet qoftë si kryetar komune ose si kryetar partie. Përveç kësaj, në shkeljen e rregullave dhe normave parlamentare, Kasamit ju bashkëngjitën dhe e mbështetën edhe disa deputetë tjerë të cilët në kundërshtim me rregullat e vendosura, i mundësuan të drejtohet nga pres-qendra e Kuvendit, nga vendi i paraparë vetëm për deklarata të të zgjedhurve të popullit”, thuhet në reagimin e Xhaferit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments