Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevi dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kanë realizuar sot takim me çka kanë filluar bisedimet për detektimin e disa dobësive tek një pjesë e funksionarëve të pushtetit ekzekutiv
Në takim, siç bëjnë të ditur nga Qeveria, është dakorduar se do të pasojnë konsultimet mes dy partive politike në krye të së cilës janë dy liderët, “me çka bisedimet do të vazhdojnë”.
“Qëllimi i këtyre iniciativave është sigurimi i zgjidhjeve kadrovike për forcimin e kapaciteteve të institucioneve në drejtim të përmbushjes së rezultateve më të mira në planin ekonomik dhe përmbushjen e pritjeve të qytetarëve”, bëjnë të ditur nga Pres shërbimi qeveritar