Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë së fundmi në rrjetin social Facebook një video ku shihet krah lliderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçit.
Në video Meta bën me dije se fokusi në takimin e tyre ishte me në fokus shqiptarët në Maqedoninë e Veriut si faktor kyç shtetformues, ku sipas Metës do të vazhdojnë të jenë garancia kryesore për rrugëtimin europian dhe euro-atlantik.
“Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes këtë mbrëmje nga Tirana me liderin e partisë historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Partisë Demokratike, z.Menduh Thaçi.
Ndamë të njëjtin vlerësim se të jesh në opozitë është një mision shumë i madh.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor kyç shtetformues, do të vazhdojnë të jenë garancia kryesore për rrugëtimin europian dhe euro-atlantik, të këtij vendi fqinj, mik, partner, shumë të rëndësishëm për ne dhe jetik për të ardhmen europiane të rajonit”, shkruan Meta.