11.8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTakimi me Këshillin Gjyqësor, Mickoski: Do të bëjmë gjithçka për të sjellë...

Takimi me Këshillin Gjyqësor, Mickoski: Do të bëjmë gjithçka për të sjellë drejtësi

Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar takim me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, me ftesë të kësaj të fundit.

Mickoski është zotuar se do të bëjnë gjithçka që drejtësia të mos jet selektive, por të vlejë njësoj për të gjithë qytetarët e RMV-së.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë drejtës. Nuk duhet të ketë qytetarë të dorës së parë, nuk duhet të ketë qytetarë të dorës së dytë, ata pak nga klasa e parë që mbrohen, nuk duhet të ketë elitë, por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjeve dhe Kushtetutës“, ka shkruar Mickoski në Facebook pas takimit.

Takimi vjen si rezultat i thirrjeve të vazhdueshme të kryeministrit për reforma në gjyqësor.

“E theksova në vetë takimin, që është me kërkesë të tyre, që të dëgjojmë se cilat janë propozimet e tyre. Në fund të fundit, ne kishim një thirrje si për opinionin e ekspertëve, ashtu edhe për institucionet, që të vijnë dhe të paraqesin propozime se si të reformojmë bashkërisht sistemin e drejtësisë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë, programit tonë, por duam të dëgjojmë. Nëse kemi ide më të mira, sigurisht që do t’i zbatojmë ato ide, nuk duhet të ketë asnjë sekret këtu”, ka shkruajtur Mickoski.

Kryeministri është shprehur se në takim ka theksuar se mungesa e sundimit të ligjit dhe krimi janë problem sigurie dhe qeveria që ai drejton duhet të reagojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments