-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTakimi Kovaçevski – Taravari, palët finalizojnë marrëveshjen

Takimi Kovaçevski – Taravari, palët finalizojnë marrëveshjen

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kreu i ASh-së Arben Taravari kanë finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje si dhe kanë dakorduar zgjidhjet kadrovike, në takimin e fundit. Dokumenti ende nuk është publikuar zyrtarisht dhe nuk dihet as dita se kur do të mbahet séanca për riformatimin e Qeverisë. Megjithatë, jozyratrisht lakohen edhe emrat e zyrtarëve të rinj nga rradhët e ASH-së.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të jetë Krenar Lloga, aktualisht anëtar i KSHZ-së; Fatmir Mexhiti do të merr Ministrinë e Shëndetësisë në vend të Bekim Sali të Alternativës.

Elmi Aziri është emri që përfolet për zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, por njëkohësisht është lançuar edhe emri i profesorit universitar Azir Aliu si kandidat për ministër në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë nëse Alternativa vendos të braktisë Qeverinë. Tiron Jajaga do ta zë vendin e Bashkim Hasanit si zëvendësministër i Mbrojtjes, ndërsa Vjollca Berisha do të jetë zv/ministre e Bujqësisë.

Sipas LSDM-së, me përfshirjen e ASH-së në Qeveri sigurohen të gjitha mundësitë për stabilitet politik dhe efikasitet të Kuvendit dhe institucioneve. Sigurohet shumicë më e madhe parlamentare për miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me reformat, zhvillimin e politikave ekonomike dhe integrimin e në BE. Njëkohësisht, mbyllet çështja për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. 

“Bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët do të kontribojë në realizimin e përshpejtuar të reformave në ekonomi, në gjyqësi dhe në integrimin e vendit në BE. Krijohen kushte për avansimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit ndërkaq, përkrahje të shtuar fiton edhe plani për partneritet strategjik me SHBA-të dhe avansimin e marrëdhënieve fqinjësore.”- thuhet në kumtesën e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments