Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me drejtorin e Qendrës Kulturore Turke – Institutin “Junus Emre”, Serhat Kulla.
Në takim, siç njoftoi Ministria e Kulturës, ministri Ismaili dhe drejtori Kulla e shprehën kënaqësinë e tyre nga bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e kulturës, ndërsa u bë fjalë edhe për projektet e ardhshme me të cilat do të kontribuohet në zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin ndërkulturor ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.
Në këtë kontekst, drejtori Kulla informoi për realizimin e projekteve, veprimtarive kulturore dhe kurseve të shumta, të cilat kontribuan në afirmimin dhe prezantimin e Turqisë, kulturës, artit, historisë dhe traditës turke, si dhe për njohjen më të mirë të popullit turk dhe maqedonas, por edhe kulturës dhe fesë së të dyja vendeve.
Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur edhe me rrjedhën e aktiviteteve për finalizimin e procedurës për hapjen e Qendrës Kulturore të Maqedonisë në Stamboll, si dhe për procedurën e ndërtesës Kurshumli An, ku do të vendoset Qendra Kulturore Turke.
Në takim, ministri Ismaili nënvizoi se pikërisht hapja e Qendrave Informative Kulturore në Shkup dhe në Stamboll është edhe një mundësi tjetër që kulturat lokale të fitojnë përmasa globale.