Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këmbëngul në takim kokë më kokë më kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pa përfshi ekipet dhe liderët e tjerë. Kreu i opozitës maqedonase këmbëngul që në takim të bisedohet për hapat që duhet ndërmerren pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese. Në emisionin “360 gradë”, Mickoski u shpreh i bindur se shumica nuk ka numrat për ndryshimet kushtetuese dhe për këtë arsye duhet biseduar se çfarë tutje.
“Mirë është të ketë takim liderësh nga i cili do të kemi ndonjë rezultat. Në atë takim kemi dy opsioni të mundshme: njëra është ajo të cilën e mbron Qeveria dhe flas për hyrjen në periudhë kritike të shtetit pasi ata fillojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese. Njëra nga mundësitë është që i proces të ketë sukses, por neve themi se nuk do të ketë dhe sipas numrave nuk do të ketë sukses. Opsioni i dytë është që procesi të mos ketë sukses. Si njerëz serioz duhet të sjellim përfundime për dy opsionet”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Nga LSDM-ja thonë se Mickoski ndodhet pranë dy zgjidhjeve: të mbështesë integrimin në BE ose të vazhdojë rrugën e izolimit të trasuar nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski.
“Ka dy zgjidhje; integrim në BE ose izolim. Nuk ka opsion tjetër apo shans tjetër që të arrijmë marrëveshje më të mira se këto. Qytetarët e din si dukej izolimi nga viti 2006 deri në vitin 2016, shtet i kapur, pa perspektivë dhe regjim. Mickoski është para vendimit: ta mbështesë të ardhmen e Maqedonisë në BE ose t’i ndjek hapat e paraardhësit të tij Nikolla Gruevski”, u shpreh Darko Kaevski, Zëdhënës i LSDM-së.
Lidhur më kërkesat e partive shqiptare, përjashtim BDI-në, derisa OBRM-PDUKM-ja nuk merr pjesë në proces, LSDM-ja vlerëson se tani nuk është koha të bisedohet për heqjen e 20% nga Kushtetuta. Ditë më parë, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se do të bëhet çmos që ky përcaktim mbi gjuhën shqipe të abrogohet, ndërsa Lëvizja Besa, Alternativa dhe deputetët nga fraksioni i BDI-së kanë deklaruar se nuk mbështesin ndryshimin e aktit më të lartë juridik në vend, nëse nuk përfshihet edhe heqja e 20% që i referohet shqipes në cilësinë e gjuhës zyrtare.