10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTakime me Bankën Botërore: Banka Popullore në vazhdimësi i përforcon kapacitetet për...

Takime me Bankën Botërore: Banka Popullore në vazhdimësi i përforcon kapacitetet për mbajtjen e stabilitetit financiar

    Banka botërore pozitivisht i vlerëson politikat e Bankës Popullore për mbajtjen e stabilitetit financiar. Në këtë kuptim, në takim u diskutua edhe për ndihmën vijuese teknike nga Banka Botërore, me të cilën përmes disa projekteve, në mënyrë shtesë do të përforcohen kapacitetet e vendit dhe Bankës qendrore në disa sfera lidhur me sistemin bankar.

    Ato kanë të bëjnë me avancimin e kornizës makroprudenciale, përforcimin e kapaciteteve për menaxhim në kriza, për menaxhim me ndryshimet klimatike, si dhe financimin e kornizës ligjore për zgjidhjen e bankave.

    Në mënyrë shtesë në sferën e sistemit pagesor, do të përkrahen përpjekjet për përpunimin e studimeve për denar digjital.

    “Projektet janë diskutuar gjatë Takimeve verore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), në mbledhjen e gurvenatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe zëvendës guvernatorit, Fadil Bajrami me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, nënkryetaren Antonela Basani dhe drejtorin ekzekutiv të Konstituencës, së cilës i takojmë, Kun Davidse”, kumtoi Banka Popullore.

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments