1.5 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeTakimi Fatmir Besimi-Bërnz: Mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në, si...

Takimi Fatmir Besimi-Bërnz: Mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në, si partner kryesor strategjik

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasojat ekonomike që mund të ndodhin si pasojë e luftës ruso-ukrainase, si dhe zbatimi i projekteve infrastrukturore, zbatimi i të cilave është vendimtar për zhvillimin e vendit tonë, ishin tema për të cilat ministri i Financave Fatmir Besimi diskutoi me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz

Njëkohësisht, theksojnë nga Ministria e Financave,  në këtë takim ministri informoi edhe për Ligjin për buxhete, miratimi i të cilit nga deputetët është me rëndësi thelbësore.

“Qeveria, si deri më tani, do të veprojë maksimalisht në mënyrë të përgjegjshme dhe në interesin më të mirë për mbrojtjen e ekonomisë së brendshme dhe gjendjes financiare të qytetarëve. Jemi duke ndjekur zhvillimet në mënyrë vigjilente dhe zhvillojmë skenarë përkatës për rezultate të mundshme”, tha ministri i Financave Besimi.

Ai e informoi ambasadoren për pakon e masave që do të realizohen në periudhën e ardhshme me qëllim të përmirësimit të standardit të popullatës dhe konkurrencës së ekonomisë vendase.

Ministri Besimi shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e SHBA-së, që vazhdimisht ofron përkrahje të konsiderueshme ndaj Qeverisë sonë në zbatimin e aktiviteteve që synojnë rritjen ekonomike dhe stabilitetin, si dhe përforcimin e praktikave demokratike të institucioneve.

Ambasadorja Bërnz i uroi ministrit Besimi për riemërimin e tij si ministër i Financave dhe i uroi sukses në punë dhe konfirmoi përkushtimin për përkrahjen e mëtejshme nga ana e SHBA-së si partneritet strategjik. Ambasadorja Bërnz, theksoi se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë faktorë kyç në përmirësimin e klimës afariste dhe arritjen e synimeve strategjike për rritje më të shpejtë, të qëndrueshme dhe inkluzive.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve duhet të nxisin bashkëpunim më të thellë ekonomik në të ardhmen e afërt.

Njëkohësisht, në takim u shpreh mirënjohja për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila si aleate e NATO-s, iu bashkëngjit thirrjes për ndërprerjen e veprimeve luftarake në Ukrainë, që ofron mundësi për përforcimin e bashkëpunimit të ardhshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments