Dhuna po shpërthen sërish në jug të Ballkanit. Një nga arsyet për këtë është se diplomatët perëndimorë qartë janë të pavëmendshëm ndaj historisë
Kur mbaroi lufta në Kosovë 24 vjet më parë, me futjen e trupave të NATO-s dhe vendosjen e një protektorati të OKB-së, një sekuencë dramatike e ngjarjeve në Evropë u duk se mbaroi. Lufta kishte mbaruar, do të vendosej një paqe e qëndrueshme. Por, ne jemi ende dukshëm larg nga paqja e qëndrueshme në rajon.
Kjo ndoshta edhe për faktin se mësimet e luftës në Kosovë më nuk janë aq thellë në ndërgjegjen e brezit të sotëm të politikanëve, diplomatëve dhe gazetarëve, dhe për këtë arsye merren vendime politike që nuk nxjerrin më asnjë pasojë nga kjo histori – dhe kështu krijojnë konflikte të reja.
Në atë kohë, kishte mosmarrëveshje të ashpra politike për rrugën e duhur politike, kur në Gjermani koalicioni Kuq-Gjelbër i Gerhard Schroederit dhe Joschka Fischerit, morën rrezikun e pjesëmarrjes në “intervenim ushtarak për të drejtat e njeriut”, ishte një gjë mjaft e rrezikshme.