7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiTabletat e njejta, në Gjermani 5 euro, në Maqedoni 15 euro

Tabletat e njejta, në Gjermani 5 euro, në Maqedoni 15 euro

Ky është ilaçi Ko Rosvera prej 20 mg dhe 10 mg. Kryesisht përshkruhet nga mjekët kardiologë, dhe shërben për të mbajtur një nivel të ulët të kolesterolit dhe për të parandaluar procesin e mpiksjes së gjakut.

Ilaçi përdoret gjerësisht, por në Maqedoni nuk është në listën pozitive të barnave, ndaj paguani privatisht, shkruan portali Denesen.

Një banor i Shkupit, i cili siç duket e përdor, ka deklaruar se çmimi i tij është 970 denarë apo rreth 15 euro në një paketë prej 30 tabletash. Sipas tij, për të njëjtin ilaç në Gjermani do të paguani 310 denarë apo 5 euro, nëse keni recetë. Por në Gjermani merr një paketë me 100 tableta për dallim nga Maqedonia merr paketë me 30 tableta.

Sipas qytetarit, në Bullgari, ilaçi privatisht kushton vetëm 650 denarë apo rreth 10 euro, që është një ndryshim i pabesueshëm në krahasim me Maqedoninë.

Ndryshe, i njëjti bar është në dispozicion në 40 mg dhe 10 mg, dhe në Maqedoni duhet ta paguani plotësisht dhe kushton 1240 denarë (20 euro) pa marrë parasysh se në cilën farmaci e blini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments