-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionT.S/” Qeveria don burra, Ali Ahmeti kthehu”

T.S/” Qeveria don burra, Ali Ahmeti kthehu”

Më shpejtë nga çfarë pritej, tashmë qytetarët e shumtë kërkojnë rikthimin e Ali Ahmetit informon Tetovasot.Duket se politikat e ashpra të të VMRO-DPMNE-së kanë bërë që shqiptarët të kërkojnë një tjetër ndryshim nga çfarë mund të kenë kërkuar para se partia blu të ishte pjesë e ekzekutivit.

“Qeveria don burra, Ali Ahmeti kthehu” me këtë tabelë të vendosur në Tetovë mbrëmë, kërkohet kthimi i lideri të BDI-së Ali Ahmeti duke e konsideruar atë si një politikan më rezistent ndaj politikave që dikton pala tjetër, sidomos ndaj VMRO-DPMNE-së që po proklamon haptazi një politikë momoetnike.
Kjo koincidon edhe me dobësinë e madhe të ” pesë burrave ” të VLENIT që janë vetëm një dekor në Qeverinë Mickovski i cili dikton çdo vendim në favor të palës maqedone dhe po poshtërron skajshmërisht pozicionet e shqiptarëve, të drejtat e tyre të garantuara dhe shumë çështje tjera.
Madje vetë lideri Ahmeti disa herë u ka dërguar mesazh VLEN-IT që siç është shprehur , nëse nuk kanë mësuar nga historia duhet ta mësojnë pasi sipas tij, historikisht e keqja ka ardhur nga shqiptar të dobët e të pa përgatitur.TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments