9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi – Zejdi: “Synojmë shqiptarët që nuk dalin në votime” ...

Skender Rexhepi – Zejdi: “Synojmë shqiptarët që nuk dalin në votime” Aktualisht veproj si shumicë

Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi në ClickPlus ka folur për qëllimin e partisë Partia Populli.

Tha se target grup do të kenë shqiptarët që për disa cikle zgjedhore nuk realizojnë të drejtën e votës dhe se nëpërmjet partisë do të kultivojnë vlerat tradicionale dhe kombëtare të familjes.

“E konsiderojmë të rirregulluar konceptin ideologjik ku pikë të parë japim rëndësi individit, lirisë së individit, familjes, kultivimit të familjes, kultivimit të vlerave tona kombëtare, të vlerave tona tradicionale dhe gjithashtu duke ia bashkëngjitur këtyre edhe konceptin e vlerave evropiane”, tha Zejdi.

Shtoi:

“Target i yni janë shqiptarët që në disa cikle zgjedhore fare nuk dalin në votime”.

Deputeti, Skender Rexhepi në intervistë në ClickPlus në TV21.

Foli për mënyrën e veprimit në Kuvend, ku bëri të ditur se është shumicë parlamentare.

“Aktualisht shumicë parlamentare, deri në sjelljen e një vendimi të përbashkët tani si një subjekt politik konform organeve partiake”, tha Rexhepi.

I pyetur se pse ky vendim, a nuk ishte mirë në opozitë, Rexhepi me përgjigje se rol të rëndësishëm në shoqëri kanë edhe pozita dhe opozita.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments