10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSveçla: Urosh Vukasinoviq i arrestuari i tretë për sulmin ndaj gazetarëve –...

Sveçla: Urosh Vukasinoviq i arrestuari i tretë për sulmin ndaj gazetarëve – kriminelët do të përballen me drejtësinë

Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Urosh Vukasinoviq është i arrestuari i tretë për sulmet ndaj gazetarëve në veri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këta kriminelë që po marrin urdhra nga Beogradi për sulme të tilla, do të përballen me drejtësinë.

Postimi i tij i plotë:

Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviq.

Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.

Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments