Pas aksionit të policisë në veri ku u mbyll një institucion paralel, specifikisht Administrata Tatimore e Serbisë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë të luftojnë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona.
“Ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin.”, ka shkruar ai.