Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte ftuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar që sot të vizitonte Luginën e Preshevës. Kjo vizitë nuk u realizua pasi autoritetet serbe e refuzuan kërkesën. Sipas Sveçlës, kjo u bë pa asnjë shpjegim, derisa përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë, thanë se kjo qasje e Serbisë është tendencë për të shkëputur bashkëpunimin me Kosovën.
Planet për një vizitë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ia prishi shteti serb.
Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclës, Serbia ia refuzoi kërkesën për t’i vizituar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.
Sipas Sveclës, më 29 dhjetor ka pranuar një ftesë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë, e vizita ishte paraparë të realizohet më 4 janar.
Pikërisht një ditë para kësaj date, kjo kërkesë u refuzua pa asnjë shpjegim.
“Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës. Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta. Për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë, ne do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve tona”, ka shkruar Sveçla.

E ai që e ftoi ministrin Sveçla, kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu tregon për qëllimin e ftesës..
Sipas Lutfiut, vizita do të shërbente për të parë nga afër gjendjen e shqiptarëve të Luginës.
Sipas agjendës ishte paraparë që ministri Svecla të takohet edhe me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kamberi thotë se kjo qasje e Serbisë ndaj shqiptarëve nuk është për herë të parë.
“Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdueshme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës! Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Bashkëpunimi jonë me Kosovën e Shqipërinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë