11.6 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeSveçla: Nuk e dimë se ku po mbahen policët, kam urdhëruar ndalesë...

Sveçla: Nuk e dimë se ku po mbahen policët, kam urdhëruar ndalesë për maunat nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se, për shkaqe të sigurisë, ka urdhëruar që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia. Ky vendim vjen pasi forcat serbe kanë rrëmbyer tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, brenda territorit të vendit tonë.


Sveçla ka theksuar se vendimi do të jetë në fuqi deri në një vlerësim tjetër të sigurisë.

“Ka edhe informacione paraprake për arrestime të qytetarëve tanë pikën kufitare në Merdare, ku unë tashmë kam dhënë urdhër që për shkaqe të sigurisë në gjitha pikat e kalimit kufitar, të ndalohet hyrja e maunave që vijnë nga Serbia. Kjo masë do të vazhdojë deri në një vlerësim tjetër të sigurisë, por gjithashtu do të vazhdojmë me shtirjen e rendit dhe ligjit”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa lidhur me policët e rrëmbyer, ministri i Brendshëm ka deklaruar se nuk e di se ku ndodhen por ka theksuar se janë nën arrest dhe po mbahen në duart e institucioneve të Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments