8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Mars, 2025
BallinaLajmeSveçla: E çuditshme, protesta e sotme në Prishtinë në ditën dhe kohën...

Sveçla: E çuditshme, protesta e sotme në Prishtinë në ditën dhe kohën e njëjtë me atë në Beograd kundër Vuçiqi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po e cilëson si të çuditshme protestën e sotme të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, meqë sipas tij, një e tillë është duke u organizuar në të njëjtën ditë në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sveçla, thotë se mbetet për t’u parë nëse qytetarët do të bien ‘në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë’, transmeton Klankosova.tv.

“Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit”, shkroi Sveçla.

“Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë”.

“Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments