1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSuzana Saliu: Ka njerëz që 30 vite jetojnë në Maqedoni dhe ende...

Suzana Saliu: Ka njerëz që 30 vite jetojnë në Maqedoni dhe ende nuk mund të marin nënshtetësi

 Ditëve të fundit doli një informacion se rreth 20 mijë njerëz presin përgjigje për të marë nënshtetësi, por realiteti është krejtësisht ndryshe, numrat nuk janë të vërteta. Për nënshtetësi për çka pritet propozim sigurie nga Agjencia për Siguri Kombëtare, presin 2600 njerëz, por njëkohësisht ka edhe kërkesa për braktisje të nënshtetësisë.

Për këto të dhëna informon zv.avokatja e popullit, Suzana Saliu, transmeton Zhurnal.

“Disa prej atyre 20 mijë presin kontrollë sigurie për qëndrim, për vizë, për vizë pune dhe ngjashëm, dhe jo për marjen e nënshtetësisë. Fakt është se pritet gjatë për mendim nga Agjencia për Siguri Kombëtare që ndonjë herë pritet edhe nga tre vjet”, thotë Saliu.

Në gusht është bërë një lehtësim të kushteve për marjene e nënshtetësisë. Në ndryshimet e Ligjit për Nënshtetësi në nenin 7 ka të bëjë vetëm me një kategori të qytetarëve, e ajo është për njerëzit që gjatë qëndrojnë në RMV. Ato janë njerëz që 30 vite qëndrojnë këtu dhe për shkaqe të ndryshme nuk kanë arritur të bëhen me nënshtetësi. Për ta është vendosur një afat prej tre viteve prë të dorëzuar kërkesë me çfarëdo dokumenti nga ajo kohë që t’u konstatohet nënshtetësia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments