20.3 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeSulmuesit e gazetarëve të TV Alsat dënohen me tre vjet burg me...

Sulmuesit e gazetarëve të TV Alsat dënohen me tre vjet burg me kusht, kërkuan falje publike

Gjykata i dënoi sulmuesit e ekipit të Televizionit Alsat vetëm me kusht. Aleksandar Nikollçev dhe Maja Karamanova e pranuan fajin, e pranuan akuzën në tërësi, u pajtuan me të gjitha vlerësimet dhe kualifikimet juridike që ka dhënë prokuroria për veprimet e tyre të 9 korrikut dhe i kërkuan falje publike dhe personale të dëmtuarve, gazetarit Avni Tahirit dhe operatorit Shenoll Hajredinit.“Maja Karamanova dhe Aleksandar Nikollçev shpallen fajtorë dhe dënohen me tre vjet burg me kusht, përkatësisht dënimi alternativ – Dënimi me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues për 1 vjet e tre muaj. Të dënuarit obligohen t’i respektojnë masat, përndryshe dënimi me kusht zbatohet në dënim efektiv”, thonë nga Gjykata Penale.

Gjykata vendosi të mos i çon në burg efektiv asnjërin nga të akuzuarit edhe pse posedonin precedent penal. Sipas gjyqit, kjo masë vlen si vërejtje ndaj të akuzuarve për të pasur në dijeni tani e tutje rëndësinë e mjeteve të informimit dhe fjalës së lirë. Përfaqësuesi ligjor i ekipit të Alsat M tha se ky vendim i jep mësim sulmuesve të tjerë të mos përsërisin vepra të tilla.

“Reagimi i shpejtë i institucioneve bëri që ky rast të mbyllet shpejtë, duke pasur parasysh edhe faktin se të akuzuarit e pranuan fajin pasi i përballën me dëshmi të pakontestueshme që i shpalosi Prokuroria Publike. Unë jam i kënaqur vetëm nëse ky si vendim sjell një parandalim të përgjithshëm në shoqëri e cila do të ndikon që kjo të mos përsëritet dhe gazetarët të mos pengohen në punën e tyre”, theksoi Daniell Georgijevski, Avokat.

Prokuroria po shqyrton mundësinë për të ankimuar vendimin në Gjykatën  e Apelit. Organi i akuzës nuk kundërshtoi shfuqizimin e masës së paraburgimit për asnjërin nga të dënuarit. Gjykata i referoi të dëmtuarve ta vazhdojnë në procedurë civile kompensimin dëmit material dhe jo material, pas pranimit të vendimit të plotfuqishëm. Më 9 korrik, ekipi i Alsat M u sulmua nga Nikollçev dhe Karanakova gjatë kohës sa po raportonin për zjarrin që kishte përfshi depon për skrap të Kompanisë “ASD METAL GROUP” që udhëhiqet nga dy të akuzuarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments