3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSulmi ndaj Top Channel/ Grubi: Çdo sulm ndaj mediave është edhe sulm...

Sulmi ndaj Top Channel/ Grubi: Çdo sulm ndaj mediave është edhe sulm ndaj demokracisë

Zëvendës kryeministri i parë Grubi ka dënuar sulmin ndaj medias në Tiranë, Top Channel duke e quajtur këtë akt si sulm ndaj demokracisë.

Mediat janë element i rëndësishëm përbërës dhe kontribues në demokracinë shoqërore dhe çdo sulm ndaj mediave është edhe sulm ndaj demokracisë, është shprehur Grubi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Dënoj ashpër sulmin me armë zjarri ndaj shtëpisë së mirënjohur mediatike “Top Channel” në Shqipëri, akt kriminal që na ka tronditur të gjithëve.

Mediat janë element i rëndësishëm përbërës dhe kontribues në demokracinë shoqërore dhe çdo sulm ndaj mediave është edhe sulm ndaj demokracisë.

Shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të personelit të sigurisë, Pal Kola, që humbi jetën si pasojë e këtij akti kriminal, thuhet në mesazhin e Grubit.

Ndryshe, sulmi ndaj Top Channel la të vdekur rojen e këtij televizioni

https://www.facebook.com/photo/?fbid=768453551310832&set=a.262689908553868

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments