19.1 C
Tetovo
E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaSulmi ndaj Izraelit: SHBA dërgon aeroplanmbajtësen në Mesdheun Lindor

Sulmi ndaj Izraelit: SHBA dërgon aeroplanmbajtësen në Mesdheun Lindor

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë municione dhe pajisje për Izraelin dhe do të rrisin forcat amerikane në Lindjen e Mesme, në përgjigje të sulmeve të Hamasit, thotë Pentagoni, cituar nga Time of Israel.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara do t’i sigurojë me shpejtësi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pajisje dhe burime shtesë, duke përfshirë municione”, tha në një deklaratë sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Shefi i mbrojtjes së SHBA-së thotë gjithashtu se ai ka urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford dhe anijet luftarake shoqëruese të saj të nisen për në Mesdheun lindor dhe se Uashingtoni po shton skuadriljet e avionëve luftarakë në rajon.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë raporton se Joe Biden dhe Netanyahu diskutuan në lidhje me pengjet e marra nga Hamasi. Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se ndihma e mëtejshme është në rrugë e sipër për Forcat e Mbrojtjes izraelite. Dy liderët u zotuan të qëndrojnë në kontakt të rregullt në ditët në vijim.

Dy krerët e shteteve diskutuan gjithashtu “përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar që asnjë armik i Izraelit të mos besojë se mund ose duhet të përfitojë nga situata aktuale”, tha Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti shprehu përsëri ngushëllimet e thellë për të gjithë të zhdukurit, të plagosurit dhe të vrarët, dhe premtoi mbështetjen e tij të plotë për qeverinë dhe popullin e Izraelit përballë një sulmi të paparë dhe të tmerrshëm nga terroristët e Hamasit.”

“Ata diskutuan marrjen e pengjeve nga terroristët e Hamasit, duke përfshirë familje të tëra, të moshuar dhe fëmijë të vegjël. Presidenti theksoi se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin dhe të gjitha vendet duhet të qëndrojnë të bashkuar përballë mizorive të tilla brutale.

“Presidenti Biden e informoi kryeministrin për angazhimin intensiv diplomatik të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara gjatë 24 orëve të fundit në mbështetje të Izraelit”, thotë Shtëpia e Bardhë. “Dy liderët u zotuan të qëndrojnë në kontakt të rregullt gjatë ditëve në vijim.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments